20 x 5 fakte nga Superliga 2007-2008

Nga Leonard Karaj
Pjesa I- Nëse mbledh të gjitha të vecantat e Superligës gjatë këtij sezoni mund të bësh pa frikë një skenar filmi sa tragjik po aq dhe komik. Personazhet kryesorë do të jenë natyrisht futbollistët, trajnerët, presidentët e klubeve, arbitrat dhe deri dhe tifozët më fanatikë të këtyre skuadrave. Do të ketë gjithcka aty brenda; dhunë, gola, trukime ndeshjesh dhe deri tek futbollistë që pezullohen dhe përjashtohen nga njëra skuadër dhe "blihen" nga skuadra tjetër. Natyrisht që do të jetë një film me metrazh të gjatë ashtu sikundër edhe 33 javët e 12 skuadrave shqiptare. Në mënyrë të përmbledhur "albania-sport" ju ofron një guidë të rikthyer në kohë, që nga ndeshja e parë dhe deri tek e fundit e sezonit 2007-2008 në kampionatin shqiptar të futbollit.
1.
198 ndeshje, është numri i takimeve që janë zhvilluar këtë sezon në kampionatin shqiptar të superiores. Kalendari i ndarë në tri faza dhuroi nga 66 ndeshje për cdo fazë.
2.
102 fitore brenda. Ky është numri i fitoreve që kanë arritur skuadrat pritëse në fushën e tyre. Kjo shifër është e barabartë me 54.04 % të të gjitha ndeshjeve të zhvilluara.
3.
48 fitore jashtë. Ky është numri i fitoreve që kanë arritur jashtë fushës së tyre skuadrat udhëtuese. Për këtë vit kjo shifër përkon mesatarisht me 24.24 % të gjitha takimeve.
4.
48 barazime. Ky është numri i takimeve që kanë përfunduar pa një fitues gjatë këtij sezoni. Shifër kjo që është e barabartë mesatarisht me 21.72 % të të gjitha ndeshjeve.
5.
463 gola të shënuar. Ky është numri i golave që janë shënuar nga futbollistët e Superligës. Shifër e barabartë mesatarisht me 2.38 gola për 198 ndeshjet e luajtura.
6.
291 gola nga skuadrat vendase. Ky është numri i golave të sigluara nga ekipet pritëse. E thënë ndryshe e barabartë me 1.45 gola për 198 ndeshjet e këtij kampionati.
7.
172 gola janë shënuar nga skuadrat udhëtuese gjatë këtij sezoni në kampionatin shqiptar ët futbollit ose e barabartë me një mesatare prej 0,82 golash për cdo ndeshje.
8.
Tirana dhe Dinamo janë të vetmet skuadra në Superligë që gjet këtij sezoni kanë fituar ndaj kundërshtareve të tyre dhe pse kanë qenë për shumë minuta me nga 9 futbollistë.
9.
125 futbollistë të 12 skuadrave pjesëmarrëse këtë edicion kanë përshëndetur të paktën një herë rrjetën e portierëve kundërshtarë në kampionatin shqiptar të futbollit.
10.
Vllaznia, Partizani dhe Besëlidhja janë skuadrat që kanë cuar më shumë futbollistë drejt rrjetës, teksa Tirana dhe Skënderbeu janë ato që kanë më pak lojtarë golashënues.
11.
752 kartonë kanë dhënë në total arbitrit në 198 ndeshje të Superligës për 33 javë. Ndërkohë që sezonin e kaluar kjo shifër ishte 647 kartonë të verdhë.
12.
Sezoni i sivjetmë duket më pak i "dhunshëm", teksa janë dhënë vetëm 56 kartonë të kuq përkundrejt 61 që u nxorën nga xhepi i arbitrave për lojë të rrezikshme sezonin e kaluar.
13.
Flamurtari, Elbasani dhe Partizani kanë qenë skuadrat që kanë sigluar më shumë barazime. Vlonjatët kanë barazuar 14 herë, verdheblutë, 13 dhe Partizani, 11 herë.
14.
Besa është e vetmja skuadër që nuk njeh barazime në fushën e vet. Ekipi i presidentit Bizhdilit ka sigluar 14 fitore dhe 3 humbje nga 17 ndeshje të luajtura në shtëpi.
15.
Partizani është skuadra që nuk ka pësuar asnjë humbje gjatë këtij sezoni në fushën e vet. "Demat e kuq" kanë sigluar dymbëdhjetë fitore dhe pesë barazime.
16.
Skënderbeu dhe Besëlidhja, erdhën, panë, vanë... Korcarët dhe lezhianët nuk arritën t'i rezistonin Superligës duke u kthyer sërish për sezonin e ri në Kategori I.
17.
Dinamo-Skënderbeu (7-0) e 28 dhjetorit 2007 është takimi më i thellë i fituar nga skuadrat vendase. Korcarët janë edhe ekipi që kanë pësuar më shumë gola këtë kampionat.
18.
Tirana-Partizani dhe Skënderbeu-Flamurtari (1–4), Teuta-Vllaznia, Kastrioti-Dinamo, Kastrioti-Tirana dhe Vllaznia-Dinamo (0-3), janë fitoret më të thella jashtë.
19.
Dinamo-Skënderbeu (7-0) dhe Teuta-Besa (3–5) javën e fundit, janë përballjet që dhuruar më shumë gola se cilado ndeshje tjetër gjatë këtij sezoni në Superligë.
20.
20 gola shënoi këtë sezon sulmuesi i Vllaznisë, Vioresin Sinani, i cili u shpall edhe golashënuesi më i mirë, duke marrë Këpucën e Artë. Vitin e kaluar ai shënoi 23 gola.