E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 x5 fakte nga Superliga 2007-2008

Nga Leonard Karaj
Pjesa II- Nëse mbledh të gjitha të vecantat e Superligës gjatë këtij sezoni mund të bësh pa frikë një skenar filmi sa tragjik po aq dhe komik. Personazhet kryesorë do të jenë natyrisht futbollistët, trajnerët, presidentët e klubeve, arbitrat dhe deri dhe tifozët më fanatikë të këtyre skuadrave. Do të ketë gjithcka aty brenda; dhunë, gola, trukime ndeshjesh dhe deri tek futbollistë që pezullohen dhe përjashtohen nga njëra skuadër dhe "blihen" nga skuadra tjetër. Natyrisht që do të jetë një film me metrazh të gjatë ashtu sikundër edhe 33 javët e 12 skuadrave shqiptare. Në mënyrë të përmbledhur "albania-sport" ju ofron një guidë të rikthyer në kohë, që nga ndeshja e parë dhe deri tek e fundit e sezonit 2007-2008 në kampionatin shqiptar të futbollit. 21. 23 ka qenë numri i futbollistëve të huaj që janë aktivizuar këtë sezon në Superligë, numër ky më i vogël po ta krahasosh me atë të një sezoni më parë (29). 22 Pas 10 vjetësh skuadra e Partizanit heq dorë nga futbollistët e huaj. Fakt është se gjatë këtij sezoni klubi i "Demave të kuq" ka qenë 100 për qind shqiptar. 23 Futbollistët kroatë pas shumë vitesh arrijnë të mposhtin hegjemoninë afrikane. Këtë sezon kroatët (Dinamo dhe Flamurtari) kanë rezultuar më efikas se lojtarët e tjerë të huaj. 24. Abraham, është futbollisti i vetëm i huaj, i cili ka fituar titullin kampion në kampionatin shqiptar të futbollit me tri skuadra të ndryshme, Elbasani, Tirana dhe Dinamo. 25. Mate Brajkovic (Flamurtari) dhe Artim Pollozhani (Dinamo) kanë rezultuar si dy blerjet më të suksesshme që janë bërë nga këto dy skuadra në merkaton e janarit 2008. 26. Kroati Brajkovic (Flamurtari) me 6 gola, Petrovski (Besëlidhja), Elokan (Besa) e Karcev (Elbasani) me nga 5 gola janë 4 shënuesit më të mirë të huajt të këtij sezoni. 27. Dinamo mund të krenohet me mbrojtjen më të mirë të këtij kampionati. Në portën e portierit Elvis Kotorri u regjistruan vetëm 14 gola të pësuar. 28. Ndërkohë që Skënderbeu i Korcës është skuadra që ka pësuar më shumë gola gjatë këtij sezoni, plot 80 përkundrejt vetëm 26 të shënuar në portat e kundërshtarëve. 29. Dinamo ka edhe sulmi më të mirë të këtij sezoni. Kjo skuadër ka shënuar 56 gola, plot 9 gola më shumë se ndjekësi më e afërt Partizani me 47 gola. 30. Klevis dhe Endri Dalipi, Arben dhe Ardian Nuhiji, Klodian dhe Albert Duro janë tre dyshet e vëllezërve që janë aktivizuar këtë sezon në kampionatin shqiptar të futbollit. 31. Dinamo ka qenë gjatë këtij sezoni "mbreti i transfertave". "Blutë" e kryeqytetit kanë fituar plot 9 herë jashtë, kanë barazuar 4 dhe kanë humbur vetëm 3 ndeshje. 32. Vllaznia e Shkodrës është skuadra që ka aktivizuar më shumë futbollistë gjatë këtij sezoni, plot 29 duke përfshirë këtu edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. 33. 137 gola u shënuan në fazën e parë të Superligës. Besa dhe Vllaznia ishin skuadrat goleadore me nga 16 gola, teksa Kastrioti i Krujës shënoi vetëm 7 gola. 34. 157 gola u shënuan në fazën e dytë të kampionatit. Në krahasim me fazën e parë u shënuan 20 gola më shumë. Ndërkohë që nga skuadrat Tirana shënon plot 20 gola. 35. 169 gola u shënuan në fazën e tretë dhe të fundit të kampionatit. Kjo fazë regjistroi 32 gola më shumë se faza e parë dhe 12 gola më shumë se faza e dytë. 36. Përballja Tirana-Partizani (1-4) e 1 marsit 2008 rezulton të ketë qenë ndeshja me më shumë tifozë (rreth 10 mijë) gjatë këtij sezoni në Superligën shqiptare. 37. Takimi i javës së 32 mes Vllaznisë dhe Dinamos ka dhuruar rekordin negativ të shikueshmërisë. Në shkallët e stadiumit nuk kanë qenë më shumë se 10-15 tifozë. 38. 30 trajnerë në 33 javë Superligë. Ky është verdikti që na kanë dhuruar pankinat shqiptare. Në raport me sezonin e kaluar janë ndërruar 2 trajnerë më pak. 39. Skuadra e Besës ka qenë e fundit ajo që ka ndërruar trajnerin e saj. Dyshja Haxhiu-Haxhiaj zëvendësoi Sulejman Starovën të shkarkuar pas javës së 26-të. 40. Tirana, Besa, Skënderbeu dhe Besëlidhja janë skuadrat që kanë ndryshuar më shumë trajnerë gjatë këtij sezoni. Në 33 javë në këto pankina u ulën nga 4 teknikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›