E Diel, 1 Nëntor 2026

200 artistë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Shqipëri



Në datat 8-10 Maj, do të zhvillohet njëkohësisht në Shkodër, Korçë, Fier dhe Tiranë, edicioni III i Festivalit Europian të Koreve të dhomës. Koret që do të marrin pjesë janë nga Gjermania, Greqia, Hollanda, Italia, Kosova, Kroacia dhe natyrisht, nga Shqipëria. Tradita korale shqiptare përfaqesohet nga Kori “P. Jakova” dhe “Rozafa Expression” të qytetit të Shkodrës si dhe Kori “Lyra” i Korçës. Ky Festival organizohet nga shoqatat “Syri Blu” dhe “Miqte e Muzikës”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë dhe të Bashkive të Korçës e Shkodrës, në partnership me Ambasadat e Gjermanisë, Hollandës, Italisë, Rajonit të Puglia-s, Greqisë, Kroacisë etj. Festivali organizohet në koherencë me Ditën e Europës, 9 majin dhe në këtë kuadër, do të jetë një nga veprimtaritë e përzgjedhura kulturore të mbështetura nga delegacioni i KE-së në Tiranë. Elementi i ri që sjell ky festival është ai i një aktiviteti me karakter të theksuar integrues dhe përmirësues të imazhit të Shqipërisë, ku përfshirja në një koncept decentralizues të aktiviteteve kulturore në Shqipëri, demonstron një fazë ambicioze për një vëmendje më të madhe në edukimin artistik të publikut shqiptar.
Numri i antarëve të koreve pjesëmarrës arrin nga 5-6 veta (Itali, Kroaci) deri në 36 vetë (“Lyra” Korçë). Para publikut pritet të dalin rreth 200 artistë, të cilët do të qarkullojnë çdo ditë drejt destinacioneve Shkodër, Korçë e Fier, për t’u grumbulluar të gjithë në daten 10 maj në Tiranë, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

7 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›