E ardhmja e Canes nuk varet nga trajneri Deshpams
Lorik Cana ka vendosur te heshte, duke mos bere te ditur nese do te qendroje, apo do te largohet ne fund te ketij edicioni nga Olimpiku i Marsejes. Mesfushori i kombetares sone kerkohet nga nje sere klubesh ne Evrope. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes synon te fitoje titullin kampion ne France. Emerimi i Didier Deshampsit, ne krye te Olimpikut te Marsejes, mund te ndikoje ne te ardhmen e Canes, por lojtari hedh poshte kete ide. "Une nuk mendoj per kete gje. Dua te jete ne fillim kampion, atehere ne do te shohin se cfare do te ndodhe," - theksoi mesfushori shqiptar. Cana luan ne sezonin e tij te trete dhe ben nje vleresim pozitiv, gjate qendrimit ne Marseje: "Ja, une jam i lumtur", - thote ai. "Jam ne nje kohezion, ne harmoni me klubin, me trajneret qe ishin atje, me publikun. Natyrisht eshte nje angazhim, por per te marre vendimet e ardhshme, lidhet edhe evoluimi i karrieres time", - tha Cana, qe ka arritur ne kete perfundim. "Deri tani kam luajtur ne dy klubet me te medha, ne France. Une nuk mund ta imagjinoja se mund te ecja kaq mire me ekipin tim. Por ndonjehere, edhe ne gjithashtu duam te bejme ate qe po ndodh jashte vendit," - theksoi ai.