E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Pacolli nuk di të lobojë për Kosovën

PRISHTINË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni vlerëson se Qeveria e Kosovës e ka lënë politikën e jashtme pa adresë të qartë, ndërsa thotë se nuk beson shumë në strategjinë e njohjeve. Në një intervistë për gazetën Express, ish-ministri pohon se mbetet i përfshirë në procesin e lobimit, ndërsa akuzon Behxhet Pacollin se nuk di të lobojë.

Për Hysenin, ajo që ndikon në shtimin e njohjeve është puna me shtetet sponsore të pavarësisë.

“Unë kujtoj që në planin e njohjeve dhe të lobimit z. Pacolli ka punuar shumë keq. Vazhdon akoma më keq dhe unë prapë po e përsëris se nuk ka asnjë shpresë se ai do ta ndryshojë këtë metodë pune. Kaq do të them. Nuk do të them asgjë më shumë”,

Ditë më parë, Pacolli kishte ftuar Hysenin t’i bashkohet procesit të lobimit për njohje, mirëpo ish-ministri thotë se nuk ka marrë ftesë nga askush.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›