Vetëvendosje: Kosova drejt krizës ekonomike
PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka trajtuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) e cila është prezantuar këto ditë nga Qeveria. Anëtarë të Vetëvendosjes thanë se mënyra se si buxhetohet dhe projektohet financimi i projekteve të ndryshme në vend është larg standardeve profesionale dhe të vërtetës. Lajmi transmetohet nga portali kosovar Telegraf.com.
Shpend Ahmeti theksoi se Kosova po shkon drejt një krize të thellë ekonomike.
“E vërteta është që deficiti buxhetor nuk do të financohet nga kreditë e buta të FMN-së ashtu siç paraqitet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe në buxhetin e Republikës së Kosovës, por i lihet lexuesit të supozojë që ky deficit do financohet nga akshampazaret e shitjes së PTK-së si dhe rezervat shtetërore. Nëse ky është skenari, atëherë Kosova rrezikon të përfundojë vitin me vetëm 20 milionë euro bilanc bankar, aq sa është pasuria edhe e deklaruar e disa prej qeveritarëve”.
Ata kanë kritikuar edhe planin e zhvillimit ekonomik, të hartuar në Bullgari. “Ky koncept ekonomik bazohet kryekëput në shitje të aseteve, importe, konsum dhe kështu bazohet doemos në aftësinë tonë për të mbledhur taksa doganore e jo për të rritur prodhimin dhe sektorin privat, e që do sjell deri tek inkasimi i të hyrave vendore që është e domosdoshme në financimin e qëndrueshëm të buxhetit”.
(m.a/BalkanWeb)