“France Football” bën paqe me Materacin

Revista e njohur franceze e futbollit "France Football" i propozoi ditët e fundit francezëve të bëjnë paqe me futbollistin italian Marko Materaci. Revista jep edhe pesë motive se përse duhet "dashuruar" Marko i madh: ‘ka bërë një botëror të jashtëzakonshëm"; ‘ka teknikë të mirë"; ‘ka ndenjën e sinqeritetit'; ‘është një burrë me zemër' dhe e pesta dhe e fundit "pëlqen Francën". Artikulli i "France Football" është i shoqëruar edhe me golin akrobatik të zikaltërit i realizuar në Inter-Mesina të 17 dhjetorit.