Felipe Skolari lë Portugalinë pas Euro 2008

Tekniku i Portugalisë, Luiz Felipe Skolari, bëri të ditur se pas Europianit të ardhshëm të vitit 2008 do të heqë dorë nga pankina e luzitanëve. Trajneri brazilian e deklaroi këtë për gazetën "Record". "Është e natyrshme që pas Europianit raportet e mia me Kombëtaren portugeze të përfundojnë, - pohoi ‘Felipao', - besoj se 5- vjet janë në kufirin e duhur të qendrimit në të njëjtën pankinë". Për të ardhmen Skolari duket i pasigurt: "Nuk e di nëse do të stërvis në Europë apo do të kthehem në Brazil".