E Shtunë, 31 Tetor 2026

2008-2010, TVSH nuk ulet

Politika fiskale per tre vitet ne vazhdim do te vijoje me uljen e vazhdueshme te taksave te drejtperdrejta, te cilat do te zene nje peshe me te vogel ne krahasim me ato indirektet. Totali i te ardhurave te buxhetit per tre vitet e ardhshme parashikohet te arrije me shume se 27% e Prodhimit te Brendshem Bruto, nga 26,3 te PBB te parashikuara per 2008.
Tatimi mbi Vleren e Shtuar, TVSH dhe kontributi i sigurimeve shoqerore nuk do te ndryshojne ne tre vitet ne vazhdim. Burimet zyrtare ne Ministrine e Financave pohuan se, parashikimet fiskale jane bazuar ne nje analize te ecurise disavjecare te treguesve fiskale, te realizimit te deritanishem te tyre, ne objektivat per uljen e evazionit fiskal, si dhe ne parashikimet e rritjes ekonomike. Po sipas Ministrise se Financave, gjate tre viteve te ardhshme do te kete nje ulje te normes se tatim-fitimit dhe te tarifave doganore, dhe do te kete nje rritje te taksave per pasurite e paluajtshme dhe akcizat. Ndersa, mbajtja e TVSH konstante per tre vitet ne vazhdim eshte bazuar, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit, por edhe ne jeten sociale, saktesohet ne dokumentin e poltikave fiskale. Gjithashtu eshte vertetuar qe sjellja e cmimeve ne drejtim te uljes se tyre shfaqet inelastike, pra ka shume pak gjasa qe ulja e TVSH-se do te rezultoje me ulje te cmimeve. Nje fenomen i tille, sipas Ministrise se Financave, nuk eshte verejtur as ne situaten aktuale ku ulja e tarifes doganore per shkak te nenshkrimit te MSA dhe zbatimit te detyrimeve te OBT vleresohet rreth 2-2.5%. Nje aspekt tjeter i rendesishem i mosuljes se TVSH-se eshte edhe treguesi i bilancit tregtar. Vendi yne ka nje deficit te larte tregtar dhe ulja e TVSH-se do ndikonte me tej ne rritjen e deficitit tregtar, nepermjet favorizimit te importeve dhe dekurajimit te eksporteve. Ulja e TVSH ka qene nje debat i perhershem ndermjet komunitetit te biznesit dhe qeverise per uljen e normes se saj, e cila aktualisht eshte 20 per qind. Ndryshimi i normes se takses nuk eshte lejuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, pavaresisht se Shqiperia ka perqindjen e kesaj takse ne nivelin me te larte ne rajon. Sipas programit afatmesem, te ardhurat tatimore perbejne pjesen kryesore te te ardhurave totale, rreth 94%, dhe arrijne ne rreth 26% te PBB ne vitin 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›