E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri me tatime te reja

Nga Blerina Hoxha
Para ndryshimeve te fillimit te viteve '90, shqiptaret ishin plotesisht te bindur se, ata ishin i vetmi vend ne bote pa tatime dhe taksa. Por, natyrisht, ne paguanim tatime dhe taksa, te cilat kryesisht ishin "fshehur" ne cmimet e kontrolluara te mallrave dhe sherbimeve qe furnizoheshin nga ndermarrjet shteterore. Dhe cdokush mund ta mendoje sa i veshtire ishte riprezantimi pas nje periudhe 40-vjecare i nje sistemi te ri tatimor dhe krijimi i nje administrate tatimore eficente. Por tani, pas rreth 17 vjetesh, Shqiperia ka ndertuar nje legjislacion tatimor modern, te perafert me ate te vendeve te tjera te zhvilluara te rajonit. Por, reforma pergjate gjithe ketyre viteve te tranzicionit nuk eshte ndalur. Vit pas viti, sistemi tatimor shqiptar azhurnohet me ndryshime ne nivelet e tatimeve dhe taksave nepermjet paketave fiskale. Nje e tille eshte pergatitur te hyje ne fuqi me 1 janar te vitit 2008. Tatimi mbi fitimin e bizneseve te muajit qe vjen do te pergjysmohet nga 20 per qind ne 10 per qind. Po keshtu, duke filluar qe nga ky janar, ndermarrjet e prodhimit te veshjeve dhe kepuceve per eksport do te nisin te paguajne taksen e sheshte, e cila, sipas programimeve fillestare, do te niste nga zbatimi qe ne shtator te ketij viti. Po keshtu, me 1 janar 2008, biznesi i vogel do te paguaje tatim mbi te ardhurat personale. Tatimi mbi xhiron qe aktualisht eshte 1,5 per qind ne biznesin e vogel do te zevendesohet me tatimin mbi te ardhurat personale 10%. Po keshtu, kete janar, do te perfshihen ne Tatimin mbi Vleren e Shtuar, Organizatat Joqeveritare dhe universitetet private dhe gjithashtu do te aplikohet akciza e rritur per karburantet dhe veren. Me 1 janar ulen me 40 per qind tarifat doganore per nje sere produktesh qe importohen nga Bashkimi Evropian dhe Rajoni. Por, ekspertet e financave duket se nuk do te ndalin ketu me reformen fiskale. Ata jane duke shqyrtuar praktika qe mund te rrisin te ardhurat ne buxhetin e shtetit pa demtuar biznesin.
Perpjekjet serioze per modernizimin e legjislacionit dhe te sistemit tatimor shqiptar kane filluar mbas vitit 1995 dhe ne vazhdim. Keto perpjekje u perqendruan se pari ne hartimin e ligjit dhe pergatitjen e infrastruktures per implementimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, e cila, si forma kryesore e tatimeve indirekte, do te zevendesonte tatimin mbi qarkullimin. Procesi i modernizimit te sistemit tatimor shqiptar i filluar me TVSH-ne, duhej te shoqerohej edhe me modernizimin e llojeve te tjera te te ardhurave tatimore dhe kryesisht te atyre direkt. Keshtu qe, mbas vitit 1997, u fillua nje pune e madhe per draftimin e nje legjislacioni tatimor modern dhe bashkekohor. Puna filloi me miratimin e ligjit "Per tatimin mbi biznesin e vogel" ne mars 1998. Cikli i ndryshimit te legjislacionit tatimor shqiptar vazhdoi me miratimin ne dhjetor 1999 te ligjit "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise", i cili me klauzolat qe permban, ka sanksionuar ne menyre te qarte dhe sinjifikative te drejtat dhe detyrat te administrates tatimore. Ky ligj u ndryshua ne mes te ketij viti, duke ndryshuar nje pjese te madhe te procedurave tatimore. Por, te gjitha keto ndryshime kane sjelle kosto ne aktivitetin e biznesit. Pasi ndryshimet e shpeshta te tatimeve dhe taksave kerkojne kohe per t'u implementuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›