E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes punetori, hetohen sipermarresit e ndertimit

TIRANE - Nje punetor 46-vjecar ka vdekur, pasi ka rene nga kati i gjashte i pallatit ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne fshatin Qesarake, ne afersi te kryeqytetit. Altin Pelinxhi ka humbur ekuilibrin duke rene ne toke nga nje lartesi e konsiderueshme. Ndihma e dhene per te ka qene e pamjaftueshme, pasi ai kishte nderruar jete. Uniformat blu te Komisariatit numer 4 kane nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Pas te dhenave paraprake, jane marre nen hetim dhe dy persona te tjere, qe policia i ka quajtur si pergjegjes, inxhinieri teknik, Edmond L., 33 vjec dhe Trendelina D, 40 vjece. Sipas burimeve te policise, ende nuk jane zbuluar shkaqet e verteta qe kane cuar ne aksidentin ku humbi jeten 46-vjecari.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›