E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per dashuri, kercet pistoleta

Fier - Nje 31-vjecar, banor i fshatit Peshatn, ne rrethin e Fierit, akuzohet se ka tentuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme te vrase me pistolete dy vellezer, bashkefshatare te tij. Sipas burimeve policore, Glen Hazizaj kishte debatuar me Kujtim dhe Shpetim Hilaj, 32 dhe 33 vjec, te cilet i kishin keshilluar te hiqte dore nga dashuria per nje vajze te fshatit. Grindja mes tyre ka degjeneruar, derisa 31-vjecari ka nxjerre pistoleten qe mbante pa leje. Nderhyrja e bashkefshatareve ka penguar te riun te qelloje drejt "objektivit", ndersa plumbat kane goditur tavanin e nje lokali. Policia e Fierit tha dje se ka vene ne pranga Glen Hazizajn, i cili do te perballet me togat e zeza te Fierit ne ditet e ardhshme, per t'u njohur me masen e sigurise.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›