E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutoi te dashuren dhe veten, pushon ceshtja penale

Elbasan - Prokuroria e Elbasanit ka pushuar ceshtjen penale ne ngarkim te Dritan Tefikut, te riut qe, me 20 nentor, ekzekutoi ish-te dashuren Gentiana Kllogjri dhe me pas veten ne kete qytet. I riu mundi te futet ne laboratorin e shkolles se larte per infermieri "Medicom", ku vrau ish-te dashuren, 19-vjecaren Gentiana Kllogjri dhe me pas edhe veten. Shkak i tragjedise ishte prishja e lidhjes mes dy te rinjve ku nuk munguan akuzat reciproke te dy familjeve. Ceshtja i kaloi Prokurorise se Elbasanit, e cila kerkoi ekspertim shkencor ne Tirane per te sqaruar rrethanat e vrasjes se dyfishte. Pasi ka shqyrtuar te dhenat e derguar nga Prokuroria e Elbasanit, ekspertiza ka arritur ne perfundimin se ne kete rast autor i vrasjes eshte shtetasi Dritan Tefiku, i cili me pas eshte vetevrare me te njejten arme. Nisur nga fakti i vetekzekutimit te autorit, prokuroria ka kerkuar pushimin e ceshtjes.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›