2009, më pak kredi nga bankat
Edhe pse norma e interesit të lekut pësoi ulje me 0.5 pikë përqindje, parashikimi i Bankës së Shqipërisë për nivelin e kreditimit gjatë 2009, është midis 15 dhe 20 për qind. Ky tregues, në plan të parë tepër i ulët, gjithsesi konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si alternativa më e mirë e mundshme, pasi në vendet e rajonit parashikimet flasin për norma akoma e më të ulëta. Rezultati është publikuar për herë të parë nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2009, ku sipas të cilës, kreditimi në Shqipëri në tre vitet e ardhshme do të bjerë në nivelin e 15 për qind. Ministria nuk paraqiti argumentin e rezultatit, kurse ekspertë të Bankës së Shqipërisë, e cilësojnë si një lëvizje të natyrshme, në përputhje me rritjen ekonomike, e cila mesatarisht regjistron nivelin e 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas bankës, ulja e kreditimit është ndjerë që në tremujorin e katërt të vitit 2008, e ndikuar nga disa pasiguri të sistemit financiar. Mesatarisht niveli i rritjes së kreditimit në vend regjistron nivelin e rreth 50 për qind. Në pjesën e fundit të vitit, kredia për ekonominë shënoi një nivel prej 43 për qind, në një kohë kur në masën e vitit ishte rreth 35 për qind. Këto luhatje i dedikohen politikës shtrënguese të Bankës së Shqipërisë, e cila në harkun 1-vjeçar e rriti katër herë normën bazë duke e çuar atë në 6.25 për qind, ndërsa tani në janar u ul në 5.75 për qind. Pikërisht kur pritej një qëndrueshmëri e kreditimit, falë uljes së interesave, BSH parashikon të kundërtën.
Efektet
Kriza financiare në botë i ka paraqitur me kohë efektet negative për ekonominë shqiptare. Megjithatë, edhe pse ka ulje të eksporteve, remitancave dhe kreditimit, BSH deklaron se sistemi bankar në vend paraqitet tepër solid. Aktiviteti i bankave në vend rezulton në tremujorin e katërt tepër aktiv. Të dhënat flasin për një rritje të kreditimit ndaj bizneseve, në raport me borxhin që i jepet qeverisë. Aktualisht, raporti regjistron nivelin 50 me 50, kur më parë dominonte kredia ndaj qeverisë. Deri tani çfarë ka ndodhur në vend nga kriza ekonomike është parashikuar me kohë nga Banka e Shqipërisë, e cila më herët nisi lëvizjet për të frenuar krizën. Ndërkaq, 2009 do të jetë vit prove. Ende edhe sot ekspertë të qeverisë dhe të BSH-së nuk mund të japin një panoramë të saktë rreth efekteve negative që do të japë kriza financiare në botë. Disa nga parashikimet e BSH-së flasin për një ulje të investimeve të huaja direkte, që gjithsesi u atribuohet edhe politikave që ka qeveria ndaj procesit të privatizimeve. Remitancat i kanë dhënë shenjat e para të reduktimit. Duke nisur që me muajin shtator, kur doli në dritë raporti i parë që nënvizonte rënien e dërgesave nga emigrantët me 13 për qind në krahasim me vitin 2007, e deri te të dhënat e fundit të muajit nëntor, të cilat flasin për një rënie me rreth 28 për qind. Tjetër impakt negativ do të ndihet te kërkesa për konsum, e cila parashikohet të ketë një ritëm rritës në ulje. Sipas BSH-së, ulja e konsumit do të ndikojë në uljen e importeve, e si rrjedhojë një reduktim të deficitit tregtar.