Bode: Në treg do të hedhim 300 milionë euro valutë
Qeveria ka vendosur të dalë nga tregu vendas bankar, deri sa të krijohen kushtet e favorshme për likuiditet. Hapi i parë është hedhur me marrjen e kredisë rreth 300 milionë euro nga bankat që operojnë jashtë vendit tonë. Ministria i Financave e ka shpjeguar vendimin e fundit si një manovër e pastër në drejtim të mbrojtjes së sistemit bankar në vend, në mënyrë që t‘i jepet më shumë hapësirë kreditimi biznesit. Gjatë analizës vjetore 2009, ministri Bode ka deklaruar se, "aktualisht nuk janë kushtet e favorshme për t‘u marrë bankave vendase 300 milionë euro, të cilat do të përdoren për mbështetje buxhetore. Kredia do të ofrohet me kushte të mira nga banka që ushtrojnë aktivitet jashtë Shqipërisë, të cilat ne i kemi publikuar me kohë. Të 300 milionë eurot do të shërbejnë gjithashtu si një "oksigjen" për tregun e mbytur të valutës, e cila gjithnjë e më shumë po kërkon euro për nevoja të ndryshme". Lidhur me krizën ekonomike, ministri i Financave ka shprehur anën optimiste për një zgjidhje sa më të shpejtë të saj. "Efektet negative janë ndier fare pak, ndërsa në 2009 do të përdorim politikat tona në drejtim të zbutjes së krizës ekonomike", tha Bode, i cili pranoi se disa sektorë, si eksportet po rezultojnë me rënie. "Eksportet po regjistrojnë ulje, por me hedhjen në treg në formë investimi të 300 milionë eurove, do t‘u japim mundësi aktorëve që të reagojnë në mënyrën e duhur. Mos harrojmë që qëndrueshmërinë e eksporteve do ta ruajmë me planin që ka KESH për të shitur energji elektrike jashtë vendit", u shpreh kreu i Financave. Pavarësisht problemeve financiare në tregun ndërkombëtar, situata makroekonomike gjatë këtij viti në vendin tonë për Boden ka qenë e favorshme. Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 9.9 për qind gjatë nëntëmujorit të parë të vitit, megjithëse kjo rritje vlerësohet të jetë ngadalësuar në tremujorin e fundit. Si rrjedhojë, për vitin 2008 rritja ekonomike vlerësohet të jetë 7.2 për qind, krahasuar me 6 për qind në vitin 2007. Gjatë analizës vjetore 2008, Ministria e Financave paraqiti treguesit në rritje të të ardhurave shpenzime. Kështu, të ardhurat buxhetore arritën në 290 miliardë lekë, ose 26.71 për qind e PBB. Krahasim me planin të ardhurat buxhetore janë realizuar në masën prej 97.27 për qind, pra me një mosrealizim prej 8.1 miliardë lekë, nga të cilat rreth 4.5 miliardë lekë nuk janë realizuar në dogana dhe tatime.
Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, nga 358.4 miliardë të parashikuara për vitin 2008 janë realizuar 350.3 miliardë ose në rreth 97.7 për qind. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në vitin 2008, të krahasuara me shpenzimet faktike të vitit 2007, janë 64.6 miliardë lekë ose 22.6 për qind më të larta, ndërsa të krahasuara me vitin 2005, shpenzimet e përgjithshme të buxhetit janë 117.9 miliardë lekë ose 50.8 për qind më të larta.
Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, nga 358.4 miliardë të parashikuara për vitin 2008 janë realizuar 350.3 miliardë ose në rreth 97.7 për qind. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në vitin 2008, të krahasuara me shpenzimet faktike të vitit 2007, janë 64.6 miliardë lekë ose 22.6 për qind më të larta, ndërsa të krahasuara me vitin 2005, shpenzimet e përgjithshme të buxhetit janë 117.9 miliardë lekë ose 50.8 për qind më të larta.