AK:Të shfuqizohet VKM, kufizon konkurrencën
Autoriteti i Konkurrencës, ka rekomanduar qeverinë të shfuqizojë Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1110, që kufizon konkurrencën në treg, sa i përket tregtimit të karburanteve dhe kryesisht dieselit. Vendimi sjell kushte të pabarabarta
TIRANE- Autoriteti i Konkurrencës në mbledhjen e datës së sotme, të fundit për këtë vit, ka rekomanduar qeverinë të shfuqizojë Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1110, që kufizon konkurrencën në treg”
Komisioni i Konkurrencës shqyrtoi çështjen “Për Cilësinë e Lëndës Djegëse, të Prodhuar nga Rafinimi i Naftës Bruto, Vendase”.
Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar hetimin në tregun e karburanteve, i cili ka marrë në konsideratë sjelljen e ndërmarrjeve që operojnë në tregun e shitjes me shumicë së karburanteve si dhe efektin e akteve normative në funksionimin e këtij tregu.
Pranë Autoritetit të Konkurrencë është paraqitur një ankesë nga Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure mbi Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1110, datë 30.07.2008. Ky shqetësim është ngritur edhe gjate seancave dëgjimore me ndërmarrje të tregtimit të hidrokarbureve.
Komisioni i Konkurrencës pas shqyrtimit të “Raportit të Vlerësimit mbi Ndikimin e Akteve Ligjore dhe Nënligjore në Tregun e Karburanteve” e në mënyrë të veçantë për produktin lëndës djegëse diesel sipas standartit S SH EN 590 dhe ankesën e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbureve konstaton se: Vendimi i Këshillit të Ministrave në tregun e produktit lëndë djegëse diesel, sjell kufizime të konkurrencës për shkak të aplikimit të kushteve të pabarabarta të tregtimit ndërmjet ndërmarrjeve, në lidhje me produktin vendas dhe atë të importit
Komisioni i Konkurrencës, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Ministrave shfuqizimin e këtij vendimi pasi kufizon konkurrencën mes ndërmarrjeve që veprojnë në treg.
(O.Zh/ BalkanWeb)