Godo në spitalin e Lezhës, u jep dhurata fëmijëve
Nga Besian Ajazi
Në kuadër të turit për vëzhgimin e kushteve në spitalet e vendit, ministria e Shëndetësisë Godo ka vizituar spitalin rajonal të Lezhës. Ajo ka parë nga afër situatën në spital, ndërsa ka deklaruar se nevojiten ndërhyrje të menjëhershme në disa sektorë.
LEZHE- Ministria e Shëndetësise Anila Godo ka zhvilluar vizitën e saj të rradhës në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka parë nga afër gjendjen e këtij spitali dhe ndërhyrjet e domosdoshme në disa sektorë. Me rastin e festave të fundvitit ministria Godo ka shpërndarë dhurata për pacientët e vegjël të shtruar në këtë spital si edhe fëmijëve me probleme mendore të qendrës së trajtimit ditor “Trëndafilat”. Ministria Godo ka uruar të gjithë personelin e spitali, pacientët dhe familjet e tyre, duke u shprehur se urimi më i mirë për ta do të ishte rritja e cilësisë së shërbimit.
Drejtori i spitali Pashk Gjoni është shprehur se vizita e ministres Godo është një mbështetje për spitalin për rritjen e cilësisë së këtij shërbimi për komunitetin.
Pas vizitës ministria e Shëndetësisë Anila Godo është shprehur mjaft e kënaqur me shërbimin që ofrohet në spitalin e Lezhës, i cili edhe pse është vetëm rajonal ka tejkaluar këto kapacitete, duke qenë mikëpritës edhe për zona të tjera jashtë mbulimit të tij. (a.r/balkanweb)