E Diel, 1 Nëntor 2026

2010-2011, dy vitet kur Shqipëria do ketë rritjen më të lartë në Evropë

Pas Bankës Botërore, është BERZH që ka konfirmuar ekonominë shqiptare si më të konsoliduarën në rajon. Pas rritjes ekonomike prej 4,5 % në 2009-n, ekonomia shqiptare do të mbetet me ritmet më të larta edhe për dy vitet e ardhshme, duke ndihmuar së tepërmi kursin reformator të qeverisë “Berisha” Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka renditur ekonominë e Shqipërisë si performuesen më të shkëlqyer në rajonin e Evropës jug-lindore dhe madje me rritjen më të lartë ndër të gjitha vendet e vlerësuara nga ky institucion. Përmes një raporti të përgjithshëm dhe që rendit në detaje të gjithë indikatorët apo treguesit ekonomikë, BERZH parashikon për Shqipërinë një rritje ekonomike për vitin 2010-të mbi 2 për qind. Rritje kjo e qëndrueshme, po të trajtojmë vendet e tjera të rajonit, por edhe më gjerë, të cilat që nga viti 2009 vuajnë efektet e një krize të egër ekonomike dhe të ngjeshura me një optimizëm cinik se mund të tejkalohet lehtë.     Megjithatë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, parashikon se Shqipëria do vazhdojë të ketë një rritje ekonomike edhe në vitin 2011-të e cila, sipas këtij institucioni ndërkombëtarë do të arrijë në 3.9 për qind. Në raportin e saj të rifreskuar mbi rritjen ekonomike të Europës Juglindore dhe ish Republikave Sovjetike. Në raportin e cituar edhe nga prestigjiozja “Wall Street Journal”, Shqipëria përmendet si një nga performueset më të mira ekonomike të rajonit të Evropës Juglindore dhe një nga vendet me një sistem plotësisht të shëndoshë bankare. Në parashikimet e saj BERZH, parashikon se për vitin 2009, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vend, ishte 4.3 për qind, ndërkohë që rajoni i Evropës Juglindore pati një rënie mesatare prej 5.4 për qind. Për vitin 2010, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se rritja ekonomike do të jetë mbi 2 për qind, e renditur ndër 3 ekonomitë më të mira në rajonin e Evropës Juglindore, ndërkohë që mesatarja e tij është 1.2 për qind. Porsa i përket 30 vendeve të tjera të grafikës së BERZH, të cilat janë goditur ndjeshëm nga kriza ekonomike, paralajmërimi është i qartë, rimëkëmbja do të mbetet e brishtë dhe do të variojë në bazë të sfidave rajonale. Vetëm pak ditë më parë në raportin vjetor mbi parashikimin ekonomik të globit, Banka Botërore tha se për vitin 2010-të, Banka Botërore do të ketë një rritje ekonomike nga më të lartat në rajon. Reformat e qeverisë dhe revolucioni fiskal i vlerësuar edhe nga institucionet më të fuqishme ekonomike, bënë të mundur që ekonomia shqiptare të mos prekej nga kriza e rëndë globale gjatë vitit 2009, por gjithsesi pa iu shmangur efekteve të saj. Në një kohë kur një pjesë e mirë e vendeve të BE ranë në recension të thellë ekonomik, duke ulur pagat dhe ndërprerë investimet, Shqipëria, në raport të kundërt, realizoi rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve e njëherazi shumëfishimin e fondeve investuese. Ndonëse nuk u shmangën efektet e krizës ekonomike globale, përsëri Shqipëria qëndroi mbi vendet e rajonit për stabilitetin ekonomik, ndërsa e njëjta situatë parashikohet edhe gjatë 2010-ës. Raporti Vjetor i Bankës Botërore, i publikuar 3 ditë më parë, parashikon që për këtë vit ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej afërsisht 3 për qind, rritje kjo më e larta në rajon dhe ndër më e madhja në Evropë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›