Ndërprerja e mandatit të deputetëve, e thjeshtë në rast se Edi Rama provokon institucionet

Konstitucionalistët Aurela Anastasi, Kristaq Kume, Alfred Kellerman si dhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklarojnë se legjislacioni është i qartë lidhur me zëvendësimin e atyre kandidatëve që s’pranojnë të marrin mandatin e deputetit, por i bëjnë thirrje Edvinit që të mos kërkojë sfidimin e KushtetutësNdërprerja e mandateve të deputetëve të Partisë Socialiste, është kthyer në një tematikë tepër të diskutueshme, për vetë faktin e veçantë që sjell, pasi në tërësi është një moment i paprecedentë, kur institucionet Kushtetuese imponohen nga ligji të zëvendësojnë listën emërore të të zgjedhurve të legjislativit. Kësisoj, mospranimi i menjëhershëm i rezultatit të zgjedhjeve nga opozita dhe bojkoti prej tyre i Parlamentit ka shoqëruar jetën politike të Shqipërisë në muaj e fundit të 2009-ës dhe fillimit të 2010-s. Situata është tejet e paprecedentë, deputetët e opozitës nuk kanë bërë betimin në Parlament kur ai filloi në shtatorin e kaluar. Edhe konstitucionalistët janë ‘pro’ kësaj zgjedhjeje, duke e gjykuar këtë si mundësinë e vetme që deputetët socialistë të futen në Parlament dhe të mos sfidojnë Kushtetutën.Në këtë drejtim, konstitucionalistja Aurela Anastasi këmbëngul që duhet respektuar Kushtetuta dhe nuk duhet krijuar precedenti i sfidimit të saj.“Kushtetuta duhet parë si një garanci për partitë politike dhe subjektet elektorale. Prandaj deputetët opozitarë duhet të zënë vendet e tyre në Parlament para datës 6 mars”, u shpreh ajo. Po ashtu Alfred Kellermann, ekspert i BE për çështje ligjore, profesor në Universitetin e Asser-it në Holandë, dhe kryetar i ekipit të asistencës së BE-së në Ministrinë e Integrimit Europian për adaptimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, u shpreh për Dë se kjo situatë tregon që Shqipëria po përpiqet të ndërtojë demokracinë e vërtetë, duke shmangur interesat e ulëta të partive. “Më duhet të shtoj se me rëndësi janë interesat e vendit dhe jo të partive. Mendoj se duhet gjetur zgjidhje politike që është në interes të vendit. Partitë politike duhet t’i japin përparësi interesave të vendit dhe jo interesave të tyre. Ato nuk duhet të parandalojnë realizimin e një kompromisi politik mes palëve”, u shpreh Kellermann.Megjithatë ai thekson se edhe zëvendësimi i mandateve mund të shprehë zemërim në elektorat, pasi në rast të zëvendësimit me emra nga lista shumë emërore e partive të majta opozitare, atëherë në Parlament do të jenë persona që populli nuk i ka votuar. Alfred Kellermann shton se në rastin e një vendimi politik të opozitës nuk është e udhës t’i drejtohesh Kushtetutës. “Mendoj se në këtë rast referencat me Kushtetutën e Shqipërisë nuk janë të dobishme sepse është i rëndësishëm vullneti politik nga palët për interesat e Shqipërisë”, pohon ai Grupi socialist i “mendimit ndryshe”Në radhët e deputetëve opozitarë të PS-së ka edhe një grup të vogël të quajtur “Grupi i mendimit ndryshe”, i kryesuar nga Ben Blushi, që ka vendosur të thyejë vendimin dhe të futet në Parlament. Kryetarja e Parlamentit përsëriti ditët e fundit paralajmërimin se në rast se rreth 59 deputetë opozitarë nuk do të zënë vendet e tyre në Parlament brenda 6 marsit, ata do të zëvendësohen me deputetë të listës emërore të PS-së, të cilët në zgjedhjet e 28 qershorit nuk fituan numrin e duhur të votave për të qenë deputetë.Paralajmërimi i kryetares Topalli mbështetet në nenin 71 të Kushtetutës. Ky nen ka tre pika që saktësojnë se kur mandati i një deputetit ndërpritet. Njëra prej tyre është rasti kur ai nuk merr pjesë në Parlament për 6 muaj resht. Në 6 mars mbushen plot 6 muaj nga puna e Parlamentit të ri të Shqipërisë dhe bojkotimi i tij nga opozita....