E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i sot kryen një ushtrime luftarake

PRISHTINE - Forcat manovruese të KFOR-it do të zhvillojnë sot një ushtrim në pjesën qendrore dhe verilindore të Kosovës, si pjesë e një procesi vlerësues për t'u siguruar se trupat e Task Forcës Shumëkombëshe Qendër janë të përgatitura për kalimin e tyre në strukturën e re të quajtur Grupi Luftarak, i cili do të fillojë më 1 shkurt. "Ky ushtrim nuk është përgjigje apo përgatitje për situatën e tanishme apo të ardhshme, e as për një situatë të pritur në Kosovë", theksohet në një komunikatë të KFOR-it. "Tranzicioni në Grupin Luftarak Shumëkombësh Qendër nuk do të ndikojë në misionin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të qetë e të sigurt. Grupi Luftarak do të jetë i shpejtë, shumë fleksibil, i lëvizshëm dhe i gatshëm që të reagojë ndaj çdo situate, e cila e kërcënon sigurinë e Kosovës", thekson KFOR-I në komunikatën për shtyp. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›