E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRIZA POLITIKE Meta: Nuk do ti japim presidentin PS-së

Autori i Lajmit: RedaksiaLSI shprehet kundër një kompromisi mes PS dhe PD për një zgjidhje që përfshin postin e presidentit dhe disa pozicioneve kushtetuese. Gjatë një mbledhjeje të strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë, numri dy i qeverisë, Ilir Meta, ka shuar zërat nga opozita që ofrojnë si zgjidhje të krizës marrjen nga Partia Socialiste të presidentit dhe kryeprokurorit në vitin 2012.
“Kjo mënyrë e të dëmtuarit të demokracisë përmes një bojkoti krejt të pajustifikuar e të pamoralshem, të jenë të sigurt se nuk do tu japin as presidentin, as prokruorin, as kryetarët e gjykatave, që i kërkojnë si nje pazar për të mbyllur gjoja një krizë, që nuk ekziston, por e kanë krijuar vetë. Kriza është vetë çoroditja e tyre”, u shpreh Meta. Po kaq i vendosur zëvendeskryeministri dhe ministri i Jashtëm është treguar edhe për zbatimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, nëse deputetët socialistë nuk bëjnë betimin deri më 6 mars, duke theksuar disa herë se kjo zgjidhje është produkt i konsensusit Berisha-Rama.
“Te jeni të sigurtë se cdo gjë do të zgjidhet duke zbatuar dhe respektuar kushtetutën. Edhe për mandatet, edhe për pretendimet që kanë pasur të bëjnë me zgjedhjet, është respektuar kushtetueta dhe janë konsumuar të githa aspektet ligjore, sipas vetë kodit konsensual Rama - Berisha. Shqipëria do të ecë përpara, Shqiperia nuk do të merret me histori të tilla, që janë lojra çiliminjsh. Mandatet nuk janë të djegura, sepse me zbatimin e ligjit, mandatet që do të merren janë përsëri të PS-së. Nuk do të jenë të qeverisë ato mandate, por të PS-së ose partive të tjera aleate sipas Kodit Zgjedhor konsuesual Rama-Berisha”, tha kreu i LSI-se Ilir Meta.

Ky lajm është publikuar: 25/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›