Eksplozivi për peshkim gjymton 22-vjeçarin
Shpërthimi në duar i eksplozivit i rrezikon jetën një 22-vjeçari nga Kamza. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të së martës, ku 22-vjeçari me inicialet M.K., sipas të dhënave paraprake ka qenë duke përgatitur një sasi eksplozivi për të peshkuar. Në rrethana ende të paqarta, eksplozivi është ndezur dhe i ka shpërthyer në duar 22-vjeçarit. Si pasojë e këtij shpërthimi, i riu ka pësuar dëmtime të shumta në të gjithë trupin dhe menjëherë është dërguar për në Spitalin Ushtarak, ku nga të dhënat e para mësohet se gjendja e tij është kritike. Si pasojë e shpërthimit, ai ka humbur duart dhe ka marr plagë të rënda në të gjithë trupin. Ndërkohë, nga ana e saj, Policia e Tiranës është duke vijuar hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes që çuan në aksidentimin me eksploziv të 22-vjeçarit.