E Shtunë, 31 Tetor 2026

2010-a, kompensimi për ish-të përndjekurit politikë

Për vitin 2010, pritet që ish-të përndjekurit politikë të kenë mbi 2 miliardë lekë. Fondi i tyre do të rritet edhe nga 10 milionë eurot që do të vijnë nga privatizimi i OSSH-së. Kështu, në total janë mbi 35 milionë dollarë të cilat do të përdoren këtë vit për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë. Drejtori i Institutit të të Ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, tha për gazetën se në bazë të vendimit të qeverisë, 2 mijë ish-të përndjekurit të janë ende gjallë do të jenë prioritarë në marrjen e kompensimit. Dosjet për dëmshpërblimin e ish-të përpjekurve politikë kanë hyrë në një proces të shqyrtimit të plotë të tyre. Komisioni i posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë po shqyrton në kohë të plotë të 17 mijë dosjet e aplikuara nga ish-të përndjekurit për dëmshpërblim financiar. Drejtori i Institutit të ish-të Përpjekurve Politikë, Simon Miraka, ka deklaruar se puna po vijon me ritme të shpejta, në mënyrë që çdo dosje të ketë një vendim final për dëmshpërblimin e saj. “Dosjet që po verifikohen nga komisioni në Ministrinë e Drejtësisë, kalojnë për verifikim edhe në shumë institucione të tjera siç është Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Hipoteka, Shërbimi Informativ si dhe Arkiva e Shtetit”, - është shprehur Miraka. Pas këtij procesi, krijohet lista e plotë që më pas kalon në procesin e dëmshpërblimit financiar sipas ligjit. Me shqyrtimin e plotë të të gjithë emrave, do të nisë procedura e kompensimit financiar sipas ligjit, e ndarë në këste për 8 vite me radhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›