E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri prefektëve: Krimi ndaj mjedisit, i patolerueshëm

Tiranë, 31 Gusht, NOA Update - Krimi ndaj mjedisit, është i patolerueshëm dhe ai duhet dënuar me të gjitha mjetet dhe hapësirat që po lejon ligji.

Këtë porosi u ka dhënë ndër të tjera kryeministri Berisha prefektëve gjatë takimit të sotëm me ta, duke i këshilluar që mjedisin ta ruajnë në funksion të një jete më të mirë për qytetarët, por edhe për stimulimin e sektorit të turizmit.

Duhet të jemi më ambiciozë dhe çdo gjë ta shohim në raport me zhvillimin e mjedisit. Çështjet e mjedisit dua që të jenë parësore për ju, i ka porositur ai prefektët.

Më tej, u ka thënë që brenda dy javëve të dorëzojnë inventarin e plotë të të gjitha investimeve të bëra në prefekturat e tyre përkatëse në infrasturë, koha e fillimit, e mbarimit etj.

Ai e kërkoi një gjë të tillë edhe për kanalizimet, ujësjellësat etj.

Sipas Berishës, ky inventar do të shërbejë për të parë perspektivën, se çfarë ka mbetur pa u realizuar.. .

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›