E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ shlyen borxhet

CEZ pritet të finanlizojë marrëveshjen me Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të kthyer një pjesë të borxhit, që kjo kompani ka ndaj KESH-it. Në kushtet e rënda klimaterike dhe kur prodhimi i energjisë është në nivele minimale, negociatat mes CEZ-it, Entit Rregullator të Energjisë dhe KESH-it janë intensifikuar, me qëllim arritjen e një marrëveshje në dobi financiare të Koorporatës. KESH është aktualisht  në gjendje të rëndë financiare dhe i duhet të  importojë energji nga vendet e tjera, megjithëse në një nivel më të ulët se ai që importon CEZ-i. CEZ njofton gjithashtu se janë mbyllur kontratat e blerjes së energjisë së nevojshme për marsin, duke mosparashikuar krizë furnizimi me energji. Në një deklaratë publike, Drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo njoftoi se javën që vjen pritet që CEZ t’i shlyejë KESH-it një borxh prej 4 miliardë lekë. Megjithatë, marrëveshja nuk është bërë ende zyrtare. Kjo ndihmë financiare pritet të ndihmojë financiarisht Koorporatën, ndërsa qeveria i ka dhënë një fond prej 2 miliardë lekë, me qëllim blerjen e energjisë.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›