Oficeri ndërlidhës grek, fund misionit, merr falënderime
11/02/2011 Në ceremoni krerë policie e ambasadori grek
TIRANË- Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një ceremoni me rastin e përfundimit të detyrës në Shqipëri të oficerit ndërlidhës të policisë greke në Tiranë, Georgios Azelis. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe ambasadori grek i akredituar në Tiranë, Nicolas Pazios. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, vlerësoi së tepërmi bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar nga Azelis gjatë punës së tij trevjeçare me Policinë e Shtetit, duke e konsideruar si shumë të suksesshëm. “Në këto tre vjet, Azelis ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy policive shqiptare dhe greke, duke realizuar shkëmbim të shpejtë dhe në kohë reale të informacioneve kriminale në funksion të procedimeve penale”,- u shpreh Burgaj. Ndërkohë ambasadori grek i akredituar në Tiranë, Nicolas Pazios, falënderoi Policinë e Shtetit veçanërisht për bashkëpunimin mjaft të mirë gjatë këtyre viteve. Duke vënë theksin tek rezultatet pozitive, Pazios vlerësoi sukseset e arritura.