Shqiptarët drogë për festivalin e Sanremos
11/02/2011 Shkatërrohet rrjeti i shqiptarëve që furnizonte klientelën e festivalit gjigand në Itali
Përdornin një maroken si shpërndarës, heroinën e mbanin në shtëpi
SANREMO- Policia i dha fund trafikut të një sasie të madhe heroine që për disa kohë me radhë u shpërnda nga shqiptarët në rrugët e Sanremos. Agjentët nisën natën e kaluar operacionin e koduar “taxi driver”, pra “shoferi i taksisë”, ku u kapën gjashtë persona që transportonin 2 kg heroinë në rrugët e qytetit të luleve. Droga, sipas hetuesve, ndoshta do të kishte shkuar për të furnizuar konsumatorët e netëve të festivalit gjigand të Sanremos. Nuk është sekret që çdo vit, me ardhjen e ngjarjes në Sanremo, ka edhe një rritje në sasi të drogës për të përballuar kërkesën që sa vjen e shtohet. Një muaj më parë ka pasur një raport të një qytetari të ardhjes së çuditshme në një apartament në Via Giusti. Zyrtarët vunë re një 28-vjeçar me origjinë afrikano-veriore, i cili u largua nga apartamenti me taksi. Agjentët ka vënë re se pas shtëpisë në Via Giusti ishte një trafikim i vërtetë i drogës, ku marokeni përdorej si karrem për të peshkuar përdoruesit e drogës, të cilët furnizoheshin tek ai. Mjaftoi një ndjekje e gjatë e tij dhe pas kontrollit u zbulua që në pjesët intime (në mbathje) ai kishte fshehur 1 kg drogë të gatshme, të paketuar. Por ekspertëve u mungonte pjesa kryesore që duhej gjurmuar dhe kështu marokeni i duroi ata drejt shtëpisë bazë. Aty u gjetën dhe u arrestuar shqiptarët Amin Xhuxho, 24 vjeç, Robert Vinjau 31 vjeç, Olsi Kazazi 31 vjeç dhe Arbër Armatos, 25 vjeç. Në shtëpi agjentët gjetën të fshehur në një kolibe qeni, 1 kg heroinë dhe 9.000 euro. Gjithashtu gjatë operacionit janë konfiskuar edhe shtatë telefona, një kalendar, një kompjuter laptop. “Droga duhet të hidhej në treg gjatë javës së festivalit”,- tha kreu i policisë së zonës, Salvatore Campagnolo, por shtoi se “Edhe pse në këtë rast ishte një maroken shpërndarës dhe shqiptarët furnizues, nuk mendoj se bota e drogës është në dorë vetëm të emigrantëve”,- duke aluduar se ata bashkëpunojnë me italianët, të cilët më pas u krijojnë hapësira për të vepruar. Gjatë marrjes në pyetje shqiptarët pranuar se e mbanin drogën në shtëpi, por për përdorim vetjak, teksa shtuan se nuk kishin fare lidhje me shpërndarjen e saj në qytet. Policia e kësaj zone ka organizuar herë pas here operacione që kulmojnë me afrimin e festivalit të madh të Sanremos, pasi edhe oferta dhe kërkesa janë të larta gjatë kësaj periudhe.