E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penalizimet nga "vizat"

Pengimi për te lëvizur drejt vendeve te zonës shengen i shume qytetareve shqiptare, madje edhe penalizimi ne disa raste i tyre, ka sjelle reagimet e para. Shume prej te refuzuarve, kërkojnë te ankimojnë vendimet e policive te huaja, por sipas juristeve kjo gjë është e pamundur ne gjykatat shqiptare. Kryetari i Shoqatës se Avokateve Penaliste, Saimir Visha, thotë se për shkak te vakumit qe ekziston ne legjislacionin shqiptar, do t'i drejtohen për sqarim Ministrisë se Brendshme. "Kemi shume, ankesa por nuk dimë se si te veprojmë. Do t'i drejtojmë një kërkese ministrisë se Brendshme qe te na sqaroje se si veprohet ne te tilla raste", është shprehur Visha Por ndryshe mendojnë juristet e Avokatit te popullit. Sipas tyre strukturat qe duhet te merren me ankimimet ekzistojnë, por ato duhet te vihen ne pune. "Duhet t'i drejtohen ministrisë se Jashtme, e cila do te lidhet me zyrat konsullore te vendeve ku ka ndodhur ngjarja, dhe me pas janë ato qe duhet te interesohen për t'i dërguar ankesat ne gjykatë" ka thënë Artur Lazerbeu, shef kabineti i Avokatit te popullit. Problemet me qytetaret shqiptare, kane nisur qe ditët e para te hyrjes ne fuqi te vendimit për liberalizimin e vizave. Por situata mund te behet me shqetësuese pas përfundimit te afatit 90 ditor te qëndrimit, pasi për arsye te ndryshme shume prej te ikurve mund ta shkelin, duke u penalizuar nga autoritetet.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›