Psikologet: Viti i Ri, ndikim emotiv

Te gjithë ne, kush me shume e kush me pak, ne mbyllje te një viti e nisje te një tjetri kemi pritshmërinë tonë. Qëllon, te bëjmë një përmbledhje te sukseseve apo dështimeve qe përjetuam përgjatë vitit qe po leme, e t'i vëmë detyre vetes për ato çka presim nga viti qe po nis. E gjitha kjo, sipas psikologeve krijon një gjendje emotive tek secili prej nesh ne këtë periudhe. Nga ana tjetër, specialistet shprehen se klishetë qe vete kemi krijuar, ku festen e ndërrimit te viteve duhet ta kalojmë me patjetër te rrethuar nga atmosfera, bën qe te trishtohemi, nëse ndodh e kundërta. Edhe periudha pas mbarimit te festimeve, sipas psikologeve, rezulton te sjelle gjendje jo fort te mire emocionale. Kjo pasi para nesh shkrihet një vit i mbushur me sfida personale.
Shpërndaje