E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, ne 1 janar e papaster

Nё ditёn e parё tё Vitit tё Ri, ishin tё paktё ata tё cilёt punonin. Ata tё cilёt e filluan ditёn e parё tё vitit 2011-tё nё punё ishin punonjёsit e pastrimit nё Bashkinё e Tiranёs. Pas festёs sё madhe tё ndёrrimit tё viteve shumё qytetarё u dyndёn tё festonin nёpёr rrugёt dhe sheshet kryesore tё kryeqytetit.

Dhe pas shpёrthimit tё fishekzjarreve dhe atmosferёs festive me largimin e njerёzve, ajo qё mbeti pas ishin shumё papastёrti, ku mbizotёronin me sё shumti ambalazhet e fishekzjarreve dhe ambalazhet e pijeve alkolike.
 

Me dhjetra punonjes tё pastrimit, pranё Bashkisё sё kryeqyetit, i ёshtё dashur tё punonin shumё pёr tё rikthyer rrugёt dhe sheshet nё gjendjen e mёparshme, nё qёndёr tё kryeqytetit por gjithashtu edhe nё periferi tё tij. Janё pikёrisht ata tё cilёt nё ditёt e festave kanё mё tepёr punё.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›