E Diel, 1 Nëntor 2026

2012-a, me një agjendë edviniste ekstremiste

17-01-2012 / Gazeta 55

PS-ja konfirmoi dje prishjen e konsensusit për ligjet me tre të pestat, që në nisjen e sesionit të ri parlamentar, me votimin “kundër” futjes në rendin e ditës të projekt-reformave të kërkuara nga Brukseli

Dy muaj pas arritjes së një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, ka ardhur thyerje e konsensusit me vullnet të plotë të Partisë Socialiste.
Opozita e zyrtarizoi me votë dje prishjen e marrëveshjes së 14 nëntorit të vitit të kaluar, duke votuar kundër kalendarit në të cilin parashikoheshin edhe miratimi i ligjeve me 3/5-at. Edhe një javë më parë, PS mbajti një qëndrim tejet refraktar dhe destruktiv në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, duke kërkuar shtyrjen e 3 ligjeve të rëndësishme si Kodin Civil, Penal dhe ngritjen e Gjykatës Administrative, e kërkuar me ngulm kjo e fundit nga komuniteti ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në nisje të sesionit të parë parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, socialistët konkretizuan dyzimin politik, duke mos dhënë shpresë për vijimin e konsensusit politik, për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar.
Pavarësisht faktit që Shqipërisë i kërkohet nga faktori ndërkombëtarë mbyllja e kapitullit të bojkotit dhe bllokimit të funksionimit të parlamentit, opozita duket e vendosur jo për të vazhduar bojkotin, por të zvarritur sipas emocioneve ligjet me 3/5. Detyrat janë të thjeshta. Janë 12 rekomandime të Brukselit që duhet të kalojnë në sitën e Kuvendit, për të marrë më pas ‘ok’-in e Bashkimit Evropian, në mënyrë që Shqipërisë t’i akordohet statusi i vendit kandidat. Në 14 nëntor opozita dhe mazhoranca arritën një marrëveshje që ndër të tjera, ligje me 3/5, të rëndësishme për integrimin e vendit, të përfshiheshin në çdo kalendar 3 javor të punimeve të kuvendit, ndërsa vlen të kujtohet se afati i fundit kur këto ligje duhet të miratohen është fundi i muajit mars.
Që në fjalën e parë të saj, në nisje të seancës së parë plenare për vitin 2012, kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi bashkëpunimin e opozitës në Kuvend për të mirën e integrimit të vendit. Por nga ana tjetër socialistët përmes kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, megjithëse garantuan se do ta jepnin votën për integrimin e vendit, nuk kanë qenë kaq konsekuent vetëm 30 minuta më pas, kur votuan kundër kalendarit 3 javor, ku ishin të parashikuar për t’u votuar edhe ligje me 3/5.
Duket se konsensusi i opozitës për integrimin e vendit kalon nga zgjedhja e presidentit. Në kundërpërgjigje të këtij pretendimi, kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi ftoi opozitën të japë konsensusin e saj për ligjet me shumicë të cilësuar dhe deklaroi se mazhoranca ka një përgjegjësi të madhe në këtë 100 vjetor, për të prodhuar një president të mirë për vendin përmes procedurave kushtetuese

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›