E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet ne Korene e Veriut parada me e madhe ushtarake ne vite

Ne Korene e Veriut i biri i udheheqesit te vendit Kim Jong Il qe do te zere vendin e te atit ka dale ne publik gjate parades me te madhe ushtarake shteterore ne disa vjet. 27 vjecari Kim Jong Un ishte krahas te atit dje ne tribune e parades me rastin e 65 vjetorit te pushtet komunsit ne Korene e Veriut. Mijera trupa marshuan neper rruget e Phenianit duke u pershendetur me duartrokitje nga te pranishmit ne nje ambient qe te kujtonte paradat e ish-bashkimit Sovjetik gjate Luftes se Ftohte. Parada eshte transmetuar drejtperdrejt nga televizioni nje ndryshim jo i zakonte ne praktiken e Korese se Veriut ku transmetimet censurohen ashper. Ne parade kane marre pjese mijera tanke raketa dhe arme te tjera te ushtrise se Korese se Veriut. Javen e kaluar u konfirmua se Kim Jong Un eshte caktuar si pasardhesi i te atit ne postin e udheheqesit te vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›