Të kuptojmë komplikimin tonë!
Opera “Salome” sjell emancipim në skenë. Një ndër operat më të diskutuara në Gjermani, kur në vitet e para të historisë së saj qarkullimi penalizohej, pritet të vihet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë mes një bashkëpunimi të gjerë artistësh nga shtete të ndryshme. Patrizia Panton, e ftuar si regjisore, flet për “standard” se si do të vihet kjo vepër në skenën shqiptare, po ashtu dhe drejtori i TOB-së, Zhani Ciko, është optimist se kjo vepër do të hyjë në historinë e Operës shqiptare. Regjisorja tregon pse nuk ka dashur të bëjë asnjë ndryshim prej origjinalit të veprës, koha kur penalizohej nga nazistët dhe shënonte mossukses...
* * * *
Opera “Salome” sjell emancipim në skenë. Një ndër operat më të diskutuara në Gjermani, kur në vitet e para të historisë së saj qarkullimi penalizohej, pritet të vihet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë mes një bashkëpunimi të gjerë artistësh nga shtete të ndryshme. “Kjo vepër është emancipuese sa i përket nivelit artistik të shfaqjes, kryesisht të solistëve të orkestrës që në këtë rast është shumë më e madhe në krahasim me veprat e tjera. Po ashtu, emancipuese është edhe nga gjuha që ka autori në shoqërimin orkestral simfonik që mund të konsiderohet një partiturë shumë komplekse që ka kjo vepër, e cila tejkalon çdo bazë të përvojës së deritanishme me gjininë e operës”, - është shprehur drejtori i TOB-së, Zhani Ciko, dje gjatë një konferencë për shtyp. Ai thekson po ashtu se roli emancipues i adresohet edhe publikut shqiptar. Maestro Ciko e vë theksin edhe në një tjetër pikë kyçe që e karakterizon veprën “Salome”. Sipas tij, realizimi i kësaj opere në skenën shqiptare për herë të parë i nënshtrohet një partiture shumë komplekse, e cila përbën një nga faqet më të mëdha të historisë operistike botërore. “E ndikuar nga shumë ide të zhvillimeve psikike të personazheve e ndonëse i dedikohet periudhës së hershme të ngjarjeve të fillimit të krishterimit, ajo i shtrin mesazhet e saj deri në ditët tona. Në këtë vepër gjen shumë zbulesa për shpirtin njerëzor, për personazhet e gjithçka që ajo ka sjellë në skenë”, - thotë Ciko, duke shtuar se veçantinë e përbën edhe muzika e saj, e shkruar nga Richard Strauss. Në realizmin e operës “Salome”, kushtuar aktores së madhe Sara Bernard, prej dramaturgut Oscar Wilde janë grumbulluar shumë artistë nga shtete të ndryshme të botës. për këtë drejtori Ciko thotë se “është pjesë e strategjisë sonë që vlerësojmë kulturat e mëdha të botës dhe t’i kemi ato prezent për t’ia pasqyruar ato publikut shqiptar. Ky bashkëpunim më i gjeri që është realizuar ndonjëherë deri më sot ka domethënie të madhe. Sot është koha e bashkëpunimeve, koha e integrimit, që kjo e fundit fillon nga kultura, nga njerëzit”. Sipas tij, vepra gjermane jo pa qëllim vihet në këto ditë, duke arsyetuar manifestimin botëror të rënies së murit të Berlinit. Veç “Salome” në skenën e TOB-së janë vënë edhe opera të tjera si “Opera për tre grosh”, “Carmina Burana”, opera “Fideljo”.
Pas mossuksesit të Guntram (1894) dhe suksesit të vakët të Feuersnot (1901), të përcaktuara nga vetë Shtrausi vepra të “mësimit vagnerian”, “Salome” prezanton kryeveprën më të papritur dhe në të njëjtën kohë të diskutuar të historisë së operës gjermane post–vagneriane. Që në shfaqjet e para të saj pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe të bujshëm, megjithëse konsiderohet fakti që opera lindi në një epokë në të cilën e gjithë Evropa ishte e ndarë mes përkrahësve të së resë dhe atyre të tradicionales. Dhe ndoshta për këtë arsye një sukses i tillë është i justifikuar po të kemi parasysh që Salome është një opera e dyanshme. Salome është një nga operat e ‘900–ës më e prezantuara në botë, megjithëse në fillimet e saj, nuk është shfaqur lirshëm në skenë, jo vetëm nga vrazhdësia e subjektit të saj, por edhe nga censura naziste në Gjermani dhe nga ajo puritane në ambientet anglosaksone.
Ideja për të muzikuar “Salome”-në e Wilde, iu sugjerua Shtrausit nga poeti vjenez, Anton Lindner, që në vijim të interesimit të kompozitorit, u përqendrua në punën për redaktimin e tekstit. Megjithatë, Shtraus preferoi përkthimin gjerman të shkrimtares Hedwig Lachmann e përdorur për vënien në skenë (Breslavia) në prozë të tragjedisë, protagoniste, aktorja e madhe, Sarah Bernhardt. Pra, teksti i libretit me përjashtim të ndonjë shkurtimi, i korrespondon, përkthimit origjinal nga versioni francez i Oscar Wilde.
Por, se si do të vihet kjo vepër në skenën shqiptare, tregon regjisorja e huaj, Patrizia Panton. Ajo vjen nga Italia, për të vënë për herë të parë premierën “Salome”. Panton flet mbi rëndësinë e shfaqjes në teatrin e operës, arsyeja pse nuk ka dashur të bëjë asnjë ndryshim prej origjinalit të veprës dhe metoda që ka zgjedhur për të trajtuar artistët shqiptarë dhe të huaj.
Jeni regjisorja e premierës “Salome”, e cila pritet të vihet këtë fundjavë në Teatrin e Operës. Si do ta vlerësonit pjesëmarrjen tuaj në këtë shfaqje?
Të vënit në skenën shqiptare të kësaj vepre së pari duhet të them se është një nder i madh për mua. Kjo nuk është vetëm kulturë mesdhetare, por një përzierje kulturash. Tashmë, nuk ka më kufij mes tyre. Është e qartë që arti dhe kultura janë të gatshëm për bashkëpunim mes vendeve dhe kulturave të ndryshme, kuptohet nga të gjithë popujt.
Çfarë e bën këtë opera të rëndësishme dhe me vlera sipas jush?
Është një dramë humane, e cila në këtë rast do të përcillet nga disa personazhe tepër të komplikuara. Ndonëse ngjarjet zhvillohen shumë vite më përpara, problematikat që aty ngrihen dhe trajtohen janë ende aktuale edhe në ditët e sotme. Për mua, vepra është me interes për publikun shqiptar.
E keni vënë herë tjetër operën “Salome” në skenat e huaja?
Jo, nuk e kam vënë herë tjetër në skenë këtë opera. Për të gjithë ne është hera e parë që do ta ndjekim. Por është një muzikë dhe vepër e njohur nga të gjithë. Për këtë më vjen mirë.
Si do t’ia tregoni publikut shqiptar këtë shfaqje, si regji?
Ajo çka përbën më shumë interes është të kuptuarit e veprës. Unë kam menduar, që këtë vepër kaq të komplikuar, ta bëj shumë të qartë për publikun që do ta shikojë. Kjo është shumë e rëndësishme për një regjisor. Kohët e fundit sikur është në modë që regjisorët të bëjnë ndryshime në një vepër e cila do të trajtohet. Në rastin tonë nuk ka asnjë ndryshim. Do të jenë të njëjtat emocione, të njëjtat detaje.
Gjatë provave ju pamë shumë të qetë. Çfarë e karakterizon qetësinë suaj? E tillë jeni në çdo shfaqje, apo vetëm në bashkëpunimin shqiptar silleni në këtë mënyrë?
Jo, në të vërtetë unë nuk jepem aspak në pamje të parë tek njerëzit. Të them të drejtën, kjo është një pjesë shumë e vështirë dhe për këtë këngëtarët, që kërkojnë me patjetër një mbështetje të madhe nga ana ime. Është shumë e domosdoshme edhe kurajoja që u stimuloj unë.
Realizmi i kësaj vepre ka mbledhur artistë nga disa shtete. Kaq e vështirë duket si pjesë, apo... ?
Po, vepra sigurisht është e vështirë, shumë e vështirë. Është ndër veprat më të vështira që kam hasur deri më tani.