"E zonja e bujtinës" hap dyert e Teatrit të Metropolit
Nesër, ora 20.00, shfaqet për gazetarët premiera e parë e Teatrit të Metropolit për këtë sezon, "E zonja e bujtinës".
Një komedi e shkruar nga Karlo Goldoni, me regji të Hervin Çulit. Intepretojnë: Eni Jani, Fatos Sela, Genci Fuga, Genti Deçka, Arben Spahia, Adelina Muça, Ermonela Alikaj Plasari. Skenografia është e Herolinda Koçllarit. Piktore është Albana Rexha. Duke filluar nga 14 Nëntori, komedia shfaqet për publikun, çdo mbrëmje, ora 20.00.
Tukiçët në koncert me orkestrën e RTSH-së
Të premten, ora 19.00, pianisti Genc Tukiçi luan me Orkestrën e RTSH-së 4 pjesë shqiptare. Në program Skica Simfonike si: "Lahuta tregon", "Koncert për piano dhe orkestër Nr. 2" dhe "Suitë shqiptare për orkestër simfonike", pjesë të kompozuara nga David Tukiçi dhe pjesa e krijuar nga vetë pianisti, "Variacione për piano solo" . Dirigjent Dominique Rouits (Francë).
Sviben-Guralumi, duo klasike në AA
Nesër, ora 19.00, në skenën e Akademisë së Arteve një mbrëmje me pianisten kroate Tamara Jurkic Sviben dhe violonçelisti shqiptar Pjetër Guralumi. Në program pjesë të kompozuara nga iga Hirschler, Boidar Kunc, Gaspar Cassadó, Dimitrij Schostakovich dhe Bashkim Shehu.