2012 me shume shanse per statusin kandidat
Intervistë me Elmar Brok, kryetarin e Komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian
Pas marrëveshjes së nëntorit, a mendoni se reformat e integrimit në Shqipëri janë në rrugën e duhur?
Ka një arritje të rëndësishme që është zgjidhja e dialogut politik dhe parlamentar në Shqipëri. Ne presim si Parlament që në fund të majit të kemi rezultate për përfundimin e reformave dhe kjo do të ketë një impakt të madh për konsiderimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë.
Pra, përshtypja për vijimin e reformave në Shqipëri ka ndryshuar në Parlamentin Europian ?
Po, problemi kryesor për ne ishte që ne nuk besonim se në Shqipëri do të vendosej një dialog midis forcave politike si ai i një demokracie klasike. Pra, të luftohet për disa çështje, por të ketë marrëveshje për disa parime. Duket që me reformën elektorale dhe atë të Parlamentit, dialogu po funksionon dhe kjo përbën plotësimin e një kushti për të ecur përpara.
A do ta mbështesë Parlamenti kandidaturën e Shqipërisë? A ka një shans për këtë?
Sigurisht që ne do të shohim rezultatet e Shqipërisë në të gjitha fushat në progres-raportin e Komisionit, por duke qenë, se vitin e shkuar pengesa kryesore ka qenë pikërisht dialogu politik, ka një arsye të fortë për marrjen e statusit të kandidatit këtë vit.