E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do sjellim eshtrat e Zogut, akt makabër minimi i varrit të nënës së tij

Share

Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së komitetit për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë se Tirana duhet të ketë një shqiponjë si vepër. Ai i kërkoi kryebashkiakut Lulzim Basha që të nisë konkursin për diçka të tillë. Bijtë e shqipes do ta duan shqiponjën diku, po le tja lëmë kryetarit të Bashkisë të hapë një konkurs për të ngritur një shqiponjë, që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte para tij nuk ngriti asgjë, shpërndau një kartolinë në fund të mandatit, komentoi Berisha.

Kryeministri deklaroi se sa më shpejt do të kthehen eshtrat e Mbretit Zog në Shqipëri. Ai tha se është akt makabër dhunimi i varrit të nënës së Zogut. Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet patjetër, brenda një afati sa më të shkurtër. Kjo duhet të shoqërohet me ndërtimin e varrezave të familjes mbretërore, i ka pasur ato. Mbi këtë familje është kryer një akt makabër, është minuar varri i nënë së Ahmet Zogut për fajin e vetëm që i dha Shqipërisë një burrë që bëri gjithçka për të ndërtuar një shtet, tha Berisha. Ai deklaroi se ka pasur një monument gjigand për 25- vjetorin e Pavarësisë, por ai është dhunuar fillimisht nga pushtuesit dhe më pas nga Enver Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›