Korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor, Rama mbështet të vegjlit

Edi Rama me kreret e partive te vogla aleate
Një ditë pas tryezës së përbashkët për reformën zgjedhore, partitë e vogla të majta kanë firmosur një deklaratë në të cilën kërkohet korrektim kombëtar i sistemit zgjedhor, çka është mbështetur edhe nga kreu i PS-së, Edi Rama.
Deklarata është firmosur edhe nga numri një i partisë më të madhe opozitare, ndërsa tani pritet nëse edhe PD do të mbështesë në këtë nismë partitë e vogla me orientim të djathtë.
Një ditë më parë, Rama deklaroi në tryezën e partive të vogla se Partia Socialiste mbështet korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, por nuk do të kushtëzojë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Nëse ka vend për të përmirësuar sistemin ne jemi dakord që të japim mbështetjen dhe kontributin tonë për një sistem të përmirësuar përmes një korrektimi kombëtar që u mundëson më shumë hapësirë dhe barazi në garë e në votë, partive parlamentare e jo parlamentare dhe atyre që hyjnë në garë për herë të parë, theksoi Rama.
Po sot, ai është takuar edhe me krerët e partive aleate. / G.N.