E Diel, 1 Nëntor 2026

Uollfarth: Presidenti i ri, personalitet që të ushtrojë detyrën në mënyrë dinjitoze

Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, dhe kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, në vizitën që ka bërë në institucionet qendrore dhe lokale të qytetit të Durrësit, në takimin me kryebashkiakun Dako është prononcuar edhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm duke deklaruar se presidenti përveç konsensusit të palëve duhet të këtë staturën e një personaliteti të vlerësuar nga populli dhe ka  kërkuar që kandidaturat për president të paraqiten brenda afatit të caktuar.

“Koha po afron dhe është koha për të përzgjedhur dhe propozuar kandidatët. Por, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ua lë në dorë qytetarëve shqiptarë, partive politike dhe mençurisë politike shqiptare, që ta zgjedhin vetë presidentin e tyre. Është shumë e rëndësishme të zgjidhen personalitete që të mund të ushtrojnë detyrën e presidentit në mënyrë dinjitoze”, thekson Uollfarth.

Ai ka thënë se nga komisioni i reformës zgjedhore pritet një draft që përmban edhe zgjidhjen e kërkesave të partive të vogla. Uolfarth ka kërkuar që të mos ketë vonesa në procedurat për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka shtuar se ka shumë besim se anëtarët, bashkëkryetarët dhe gjithë komisioni sëbashku do të arrijnë të prezantojnë një draft të mirë, që nuk është e thënë të jetë pikërisht në atë ditë, por shumë shpejt sepse ka data të tjera të rëndësishme si zgjedhja e presidentit. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›