Presidenti i ri Volfarth Te respektohet Kushtetuta
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfarth është shprehur nga Durrësi së partitë e vogla duhet të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e Kodit Zgjedhor dhe të bindin dy partitë e mëdha për ndryshimet që kërkojnë. Në rast se ndryshimet e kërkuara nga të vegjlit materializohen, aq më mirë që të ketë një konsensus të gjerë. Deklarata e ambasadorit Volfarth është bërë pas takimeve që ai ka zhvilluar me krerët e pushtetit vendor në Durrës.
Ambasadori Volfarth ka komentuar edhe zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar që në fillim se duhet të respektohet Kushtetuta në lidhje me afatet e prezantimit të emrave dhe kandidatëve, ndërsa ka shtuar se duhet të përzgjidhen emra sa më përfaqësues duke shprehur bindjen se klasa politike do të tregojë mençurinë e saj në emra sa më përfaqësues.
Ambsasadori ka mbërritur në Durrës rreth orës 09.30, pasi ishte nisur mbrëmjen e kaluar nga porti i Barit në Itali. Ai u shpreh në fillim të takimit të takimit me kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako se ka dashur të shohë vetë kushtet që ofrojnë tragetet dhe procedurat që kryhen në port gjatë zbritjes së pasagjerëve në terminalin e portit.