E Shtunë, 31 Tetor 2026

2014-a, viti i Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Jashtëm, Basha, pohon se ka marrë garancinë nga homologu i tij çek për anëtarësimin e Shqipërisë


TIRANË- 2014-a duhet të jetë viti i përmbylljes së integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.


Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulëzim Basha, tha dje se, gjatë një bisede që ai ka pasur me homologun çek, Karel Zvarcenberg, ky i fundit i ka zbuluar një projekt të Bashkimit Evropian, që synon integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE në një afat 5 vjeçar.


"Zvarcenberg theksoi me të drejtë se Shqipëria, një vend i cili pritet të bëhet anëtar në prill, nuk ka pse të presë më, por duhet të vazhdojë më tej.


Së dyti, për herë të parë, publikisht, ndonëse në formën e një metafore diplomatike, kemi pasur një datë të mundshme të përmbylljes së procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe përsëri nga ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, zoti Zvarcenberg, i cili theksoi se 100 vjet pas fillimit të konfliktit dhe luftërave botërore në Sarajevë në 1914-n, i takon që në 2014-n ky proces të përfundojë aty ku nisi, në Sarajevë, me integrimin e plotë të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor", - tha Basha.

Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se gjatë takimeve në ditët e Konferencës së Mynihut, ka marrë garanci nga homologët e tij edhe përsa i përket proçesit të liberalizimit të vizave."Jam shumë optimist dhe siç e kam përsëritur shpeshherë 2009 do të jetë një vit vendimtar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Evropë",- tha Basha, edhe pse
në fakt, këto angazhime deri më tani kanë mbetur thjesht në letër, pa ndonjë rezultat konkret.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›