21-12-2012 nuk është fundi i Botës
GUATEMALE – Mos u trembni më nga fundi i Botës. Ky vit nuk shënon ciklin e fundit të Tokës. Data 21-12-2012, e përcaktuar në kalendarin Maya si fundi i Botës, nuk është e saktë.
Në Guatemalë u gjet një kalendar i vjetër i fisit Maya, i cili përgënjeshtron tetorinë për fundin e Botës, që është përhapur së tepërmi dhe po shkakton panik tek shumë njerëz.
Një skuadër studiuesish gjeti kalendarin e vjetër të pikturuar në një mur, në qytetin Xultùn, në Guatemalë. Ky kalendar dëshmon se ciklet e Tokës janë më tepër se 13, dhe planeti do të jetojë edhe miliona vite të tjera.
Faktet e gjetura në një tempull të vjetër të qytetit Xultùn janë disa shekuj më të vjetër se libri i shkruar me dorë, në të cilin bazohen interpretimet mbi llogaritjet e fisit Maya.
Në lindje të tempullit janë zbuluar disa llogaritje që korrespondojnë me ciklet hënore, ndërsa në pjesën veriore janë shkruar ciklet planetare të Marsit, Merkurit, dhe Venusit.
Kërkimet në zonë vijojnë, pasi sudiuesit mendojnë se në territorin e qytetit Xultùn surprizat nuk kanë mbaruar ende.
(er.nu/tgcom/BalkanWeb)