Wollfarth: Respekt midis institucioneve, dialogu për presidentin dinjitoz
VLORE- Nga qyteti i Vlorës Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth i ka bërë apel institucioneve shqiptare të respektojnë njëri-tjetrin.
“Respekti midis Presidentit dhe parlamentit, nga Parlamenti për presidentin, nga qeveria për parlamentin, nga parlamenti për qeverinë dhe nga qeveria për presidentin, pra në të tërë trekëndëshin. Kjo është shumë e rëndësishme për vendimmarrjen dhe gjithashtu për emërime të rëndësishme që i nevojiten vendit, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Duke folur për procesin e zgjidhjes së presidentit, Wollfarth vlerësoi dialogun e nisur mes palëve politike, ndërsa tha se ai është një proces i rëndësishëm.
“Mendoj se procesi i zgjedhjes së Presidentit është një proces shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye e vlerësoj së tepërmi dialogun që po zhvillohet midis personaliteteve shqiptare, përfshi atë midis kryetarëve të partive. E shoh si një dialog dinjitoz dhe të rëndësishëm, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për një vendim të shqiptarëve, për numrin një të shqiptarëve, pra po zhvillohet një proces i mirë që me shpresë do të cojë në një rezultat të mirë”, theksoi ambasadori.
(ma.ar/BalkanWeb)