E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët fundjavë në Sarandë pa lejen e prindërve dhe shkollës

TIRANE – Ka pak kohë që në disa nga shkollat e mesme në kryeqytet është vërejtur një problematikë, që ka të bëjë me organizime të fshehta që nxënësit e këtyre shkollave bëjnë pa dijeninë e mësuesit për të kaluar një fundjavë në Sarandë dhe Vlorë.

Jashtë kameras, nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, tregojnë se si në shumë raste, nxënës kryesisht maturantë, orgnizojnë eskursione të paautorizuara nga shkolla, me destinacion qytetet bregdetare në jug të vendit.

Drejtues të shkollave të mesme të kryeqytetit mbetën hermetikë, për të mos komentuar atë çfarë po ndodh me gjimnazistët ndërsa drejtoria e arsimit fajëson prindërit e nxënësve për neglizhencën e treguar. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›