Venizelos kërkon qeveri. Takim urgjent Papulias-Papadhimos
ATHINE - Në situatën shqetësuese kur Greqia ende është pa qeveri dhe e kërcënuar nga paralajmërimet e zyrtarëve të lartë evropianë për dalje nga Euro, ish kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papadhimos zhvillon një takim urgjent me presidentin e Republikës Karolos Papulias.
Papadhimos tha se duhet të informojë Presidentin për çështje të politikave financiare dhe të sektorit të jashtëm, të cilat kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Mësohet se do të flitet për çështjen e shlyerjes së 435 milionë eurove deri në 15 Maj dhe lidhur me përfaqësimin e vendit në Samitin e NATO-s në 23 Maj.
Ndërkaq edhe pas takimit të dytë për krijimin e qeverisë nuk ka ndonjë sinjal pozitiv, pavarësisht deklaratave të Antonis Samaras, i cili vlerësoi se ka shpresë për të formuar një qeveri, diçka për të cilën, sipas tij, po lufton edhe Demokracia e Re. "Situata politike e bën të vështirë krijimin e një qeverie të qëndrueshme, por ne po luftojmë për të dhe ka ende shpresë", tha Samaras.
Kreu i konservatorëve theksoi dy kërkesat e partisë së tij; Greqia në Euro dhe rinegociimi i Memorandumit. Samaras tha se Greqia po hyn në një epokë të re dhe zgjidhjen do ta gjejnë ata që mund të tejkalojnë të djeshmen. “SYRIZA nuk ishte gati për përgjegjësitë e pushtetit”, tha ai duke e kritikuar këtë forcë politike për indiferentizëm, populizëm dhe si shkaktare të çuarjes së vendit në zgjedhje të tjera.
Venizelos do të vazhdojë takimet në mbrëmje me kreun e SYRIZA, Aleksis Cipras, ndërsa kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos nuk iu përgjigj ftesës. Dje Venizelos zhvilloi takimin e parë me Fotis Kouvelis, kryetari i DIMAR, takim që e cilësoi një "hap pozitiv". Në rast të dështimit të negociatave të kreut të PASOK, është radha e Presidentit Papulias të bëjë një përpjekje “të minutës së fundit”, për të formuar një qeveri deri në zgjedhje.
Dilema e presidentit Papulias
Nëse edhe Venizelos nuk do të ketë sukses me përpjekjet, ashtu si dhe paraardhësit e tij, i mbetet presidentit për të shqyrtuar personalisht mundësitë e një koalicioni gjithëpartiak. Për këtë qëllim, ai në bazë të Kushtetutës duhet të thërrasë këtë fundjavë ose më së shumti të hënën për konsultime kryetarët e partive.
Kushtetuta greke nuk jep përgjigje të qartë për pyetjen, se cilët politikanë merren në konsideratë për këtë qëllim. Nëse Kushtetuta interpretohet me dorë të lirë, atëherë duhet të ftohen të gjithë liderët partiakë, të cilët kanë arritur të hyjnë në parlament. Kjo do të thotë se duhet të ftohet në negociata për qeverinë edhe neonazisti Nikolaos Mihaloliakos.
Pikërisht presidentit grek Karolos Papulias, i cili luftoi 15 vjet në Luftën e Dytë Botërore kundër nazistëve, do t'i duhet të ulet në tryezë me një nacionalist ekstremist të deklaruar, i cili përshëndet si Hitleri.
Juristi i së Drejtës Kushtetuese Jorgos Sotirellis mendon se një skandal i tillë politik të mund të shmanget. "Arsyeja e vetme pse Kushtetuta nuk përmban një formulim konkret për këtë çështje është që kreut të shtetit t'i lihet liria më e gjerë e mundshme për të vepruar. Ai nuk është i detyruar të ftojë ose të mos ftojë politikanë të caktuar," thotë Sotirellis për "Ta Nean".
Nëse as ndërmjetësimi i presidentit nuk jep fryte, atëherë lëvizjet partiake politike të ditëve të fundit, do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në zgjedhje të reja.
Çfarë do të ofrojnë zgjedhjet e reja?
Sipas një sondazhi paszgjedhor, rezulton se në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në Greqi, koalicioni i Majtë SYRIZA kalon forcë e parë me 128 vende në parlament. Pas saj del forcë e dytë Demokracia e Re me 57 vende dhe PASOK me 36 vende.
Nëse këto rezultate pasqyrohen edhe në zgjedhjet, me shumë gjasë pas një muaji në Greqi, do të kemi një qeveri të majtë.
Lidhje te tjera Greqi, nëse përsëriten zgjedhjet, SYRIZA del forcë e parë Brukseli e Berlini: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë