E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani fut Shqipërinë në rrugën e pelegrinazhit

TIRANË - Vatikani fut Shqipërinë në rrugën e pelegrinazhit. Ka nisur në këtë mënyrë të zbatohet marrëveshja e firmosur në Vatikan një vit më parë me “Opera Romana Pellegrinaggi” (ORP) të Vatikanit.

Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, marrëveshja ishte një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe një arritje e diplomacisë shqiptare.
Turet e para turistike në Shqipëri mund të realizohen brenda vitit, ndërkohë itinerarët turistikë shqiptarë janë publikuar për herë të parë në katalogët e ORP-së.

Për këtë qëllim është nisur puna për ndërtimin e hartës turistike dixhitale e cila me përfundimin e saj do të përfshihet në itineraret turistike ndërkombëtare.

Në marrëveshje është parashikuar ngritja e strukturave pritëse turistike. Së shpejti do të fillojë puna për hartimin e përbashkët të projekt-buxheteve për ngritjen e këtyre strukturave pritëse për turistët.

Ky pelegrinazh do të ndihmojë në vlerësimin e qendrave dhe vendeve me vlerë fetare apo kulturore si dhe në promovimin e turizmit shqiptar në botë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›