Meta President? Luan Rama: Pse jo, kandidat potencial
Tiranë- Në vallen për Presidentin e ri po futen dhe persona të tjerë të cilët do ta bëjën edhe më interesante luftën për kreun e shtetit.
Këtë radhë ka qenë partia e tretë më e madhe në vend, LSI, e cila mund të propozojë për President kryetarin e saj, Ilir Meta.
Në një dalje publike, sekretari i përgjithshëm i Lvëizies Socilaiste për Integrim, Luan Rama, pyetjes së gazetarëve nëse Meta mund të ishte një kandidat konsensual për President, ai u përgjigj: Pse jo.
Ligji, Kushtetuta parashikon të drejtën dhe kriteret se kush mund të kandidojë për të qenë kryetari i shtetit.Në këtë pikëpamje, LSI nuk e përjashton veten nga e drejta që tëkountribuojë me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e veta, në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të Presidentit të Republikës.Gjithësesi çështja e emrit pastaj është një çëshje që do të diskutohet pasi forumet politike të partisë të kenë gjykuar dhe vendosur në kohën kur do të bëhet immediate përcaktimi kandidaturës”.
Ai nuk ka lënë pa rëshëndetur dhe deklaratën e deputetit socialist, Ben Blushi, i cili u shpreh se është i nevojshëm një bashkëpunim PS- LSI.
“Ne jemi të gatshëm dhe i ftojmë të gjithë aktorët dhe faktorët politikë të vendit, të bashkojnë votat për Shqipërinë Europiane, të bashkojnë votat për integrimin europian të vendit, të bashkojnë votat për të realizuar reformën zgjedhore dhe tërësinë e reformave, që lidhen me procesin e integrimit europian- tha ai.
Ndërsa është shprehur se pakti LSI- PD për qeverisjen e vendit do të vazhdojë dhe do të përmbushen të gjitha detyrimet.