Zvicër, nis sot forumi ekonomik i Davosit
ZVICËR- Kriza në Eurozonë dhe impakti i saj global pritet të dominojë forumin ekonomik botëror të Davosit në Zvicër, që hap sot punimet dhe ku marrin pjesë rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish, 19 prej drejtuesve të bankave kryesore ndërkombëtare dhe krerë të kompanive me të mëdha botërore.
Gjatë forumit pesë ditor pritet të diskutohen mënyrat e duhura për zgjidhjen e krizës financiare, megjithatë, nuk pritet të publikohet ndonjë rezultat konkret. Me vëmendje pritet të dëgjohet edhe fjalimi i kancelares gjermane Angela Merkel për të kuptuar nëse ajo ka nisur të ndryshojë pozicion mbi euro bondet.
Debatet ekonomike dhe fjalimet e liderëve politikë pritet të tërheqin vëmendjen e mediave, por opinionet, rezultatet dhe marrëveshjet e vërteta pritet të arrihen sic ndodh rëndom në takime të tilla nëpër korridoret e qendrës ku po zhvillohet ky forum i rëndësishëm në Davos të Zvicrës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)