E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja

TIRANE-Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa deklaroi sot që kreu i qeverisë Sali Berisha të japë llogari për vrasjet në 21 Janar dhe të ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja.
“Sali Berisha mban përgjegjësi për humbjen e plot 32 jetëve të pafajshme shqiptarësh. Përpara se të dalë dhe të flasë sërish për puçe që si beson askush, me çadra e stilolapsa pistoletë apo thika me helm, njësoj si Enver Hoxha 30 vjet më parë, bën mirë të japë llogari për vrasjen e 4 shqiptarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 21 Janar”.
“Ndaj e ftojmë Saliun të mos flasë përçart, por t'i hapë rrugë të drejtës së popullit për të zgjedhur lirisht”.

Zëdhënësja e PS vlerësoi që kryeministri gjithashtu tu shpjegojë shqiptarëve pse urdhëroi Gardën të hapë zjarr mbi turmën e protestuesve. “Kush e mban përgjegjësinë për këto jetë të humbura njerëzish?”, theksoi Ajtyresa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›