21 Janari, Policia: Prokuroria e nxorri vetë informacionin
TIRANE-Policia e Shtetit ka reaguar sot ndaj deklaratave të Prokurorisë se burimi i botimit të materialeve të ngjarjeve të 21 janarit është pikërisht policia.
Në një deklaratë për shtyp Policia e Shtetit shprehet e habitur në lidhje me këto deklarata duke theksuar se fton Prokurorinë të ndërmarrë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm rreth këtyre çështjeve dhe i ofron asaj bashkëpunimin e plotë.
“Policia e Shtetit e angazhuar tërësisht në zbatimin e ligjit, luftën kundër kriminalitetit dhe ruajtjen e rendit publik, u njoh me habi të vërtetë me akuzat e djeshme të institucionit të prokurorisë ndaj saj, sipas të cilave nuk është prokuroria ajo që rrjedh në media të caktuara materialet e hetimit të dosjes së 21 janarit, por është Policia e Shtetit burimi i botimit të këtyre materialeve”.
“Lidhur me këto pretendime dhe akuza të padëgjuara ndonjëherë më parë, Policia e Shtetit fton Prokurorinë të ndërmarrë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm rreth këtyre çështjeve dhe i ofron asaj bashkëpunimin e plotë”, citon në një deklaratë për shtyp Policia e Shtetit.
Policisë së Shtetit thekson se ndërkohë që pikërisht në lidhje me këtë pjesë të hetimit janë botuar rreth 100 shkrime në media të përzgjedhura.
Policia e Shtetit thekson se disponon fakte se vetë gazetarë të këtyre mediave i kanë pohuar prokurorisë se burimi është vetë ajo.
Gjithashtu Policia e Shtetit thekson se në hetimin mbi 4 viktimat akti i parë i Prokurores së Përgjithshme ka qenë përjashtimi i ka qenë përjashtimi i Policisë së Shtetit nga hetimi.
Më tej Policia e Shtetit thekson se në shumë praktika pune të saj asnjëherë nuk është akuzuar për rrjedhje informacioni.
“Policia e Shtetit thekson se në qindra praktika të saj si me institucionet e shtetit shqiptar ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare apo partnerët tanë nuk ka patur as edhe një rrjedhje të vetme”, citon Policia e Shtetit ne nje deklarate per shtyp.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hetimi i 21 Janarit, pretendimet e Prokurorise