PD Ina rama shet sekretin e hetimeve
Partia Demokratike vazhdon të akuzojë kryeprokuroren Ina Rama për shitje të materialeve të dosjeve hetimore. Pas akuzave për dekonspirim të hetimit të 21 janarit, deputeti Gerti Bogdani ka deklaruar sot se kryeprokurorja i ka dhënë Partisë Socialiste edhe letrën me kërkesën për heqjen e imunitetiti të deputetëve Meta e Prifti.
“Mbrëmë në darkë shoqja e bulevardit dërgoi në parlamentin e Shqipërisë kërkesën për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, e vulosur dhe mbi të cilën shkruhej sekret. Njëkohësisht me parlamentin këtë sekret ajo e dërgoi edhe në selinë e PS e cila e botoi sot në mediat e kontrolluara prej saj. Ne jemi këtu për të paralajmëruar edhe një herë kryeprokuroren Ina Rama se më këtë veprim bën çdo gjë që të dështojë hetimi i 21 janarit. Duhet të jetë e bindur se po firmos çdo ditë e më shumë dështimin e puçistëve, shokëve dhe shoqeve të bulevardit” tha Bogdani.